Çka është kodi i rezervimit (PNR – Passenger Name Record)
Kodi i rezervimit është nje kod 5 apo 6-shifor numerik apo edhe me shkronja i cili permban të gjitha detajet lidhur me rezervimin e biletës së aeroplanit në sistemin e rezervimeve.
Ne cilin hap të procesit të rezervimit mund të shihet çmimi total i bilets se aeroplanit?
Çmimi total i biletës se aeroplanit mund të shihet ne hapin e tretë të procesit të rezervimit.
Me intëreson të di se sa kohë më herët duhet të rezervohet një biletë aeroplani? A do të ishtë çmimi me i volitshem në qoftëse bileta rezervohet disa muaj më parë?
Çmimi i biletës së aeroplanit varet nga disponueshmeria e vendeve në aeroplan në momentin e përpunimit të rezervimit tuaj në datat e dëshiruara.
Faktorët që detërminojne çmimin janë: sezona, çmimet e publikuara nga aviokompania në kohën e përzgjedhur. Zakonisht, biletat janë më të lira në qoftëse rezervohen disa muaj para datës së planifikuar të udhëtimit.
A mund të bej pagesën me kestë?
Pagesat në kestë nuk janë të mundshme në ketë kohë. Ju lutëmi na kontaktoni per informata me të hollesishme në ketë çeshtje.
A lejohet qe me vetë të sjell, lengje, ushqim dhe barera/medikamentë? Cila është procedura nese vuaj nga ndonjë sëmundje dhe jam i obliguar qe me vetë të kam barera/medikamentë të caktuara ose të ngjajshëme?
Sasia a lejuar e lengjeve të pa-djegshme është deri në 100 ml. Këto kengje mund të paketohen dhe të vendosen në një qese transparentë të kapacitëtit 1l, të cilen duheni ta vendosni personalisht në shportë me rastin e kontrollit të sigurise në aeroport.
Artikujt e blerë në Duty Free Shop brenda zonës tranzit të aeroportit, të paketuara mire dhe të shënuara, lejohet të transportohen me aeroplan.
Barerat/medikamentët lejohet të transportohen vetëm me vertëtim nga mjeku.
Jam vegjetarian dhe dëshiroj të porosis ushqim vegjetarian gjatë fluturimit tim, si mund ta bëj një gjë të tillë?
Disa aviokompani ofrojn ushqim në fluturime kurse disa që e kanë konceptin e lirë dhe „LOW COST“ nuk ofrojn. Avio kompanitë që ofrojn, kanë lloje të ndryshme të ushqimeve në aeroplan vegjetarian, pa yndyrë, ushqim për fëmijë, ushqim në bazë të principeve fetare si: Hallall, etj. Për rezervimin e ushqimit specifik, lutëni që në kohën e rezervimit të biletës, ketë gje ta beni në rubriken “Notë to agent”, gjatë hapit të pestë (5) të rezervimit, ose duke na dërguar kërkesen tuaj me anë të emailit ne: info@prishtinaticket.com
Kam problem me lëvizje. Si mund të kerkoj ndihmë gjatë lëvizjes nëpër aeroport?
Të gjitha aeroportet posedojne paisjet e nevojshme per ndihmë udhëtareve me lëvizje të kufizuar dhe/ose me invaliditet.
Ju lutem që kërkesat e kësaj natyre t’i cekni në hapin e pestë (5) të rezervimit në rubriken “Note to Agent”, ose duke na derguar kërkesen tuaj me anë të emailit në: info@prishtinaticket.com
Ne do të percjellim kërkesen tuaj tek aviokompania gjegjëse në lidhje me mënyren e ndihmës të cilën ata e ofrojn për të cilen do t’ju informojme me kohë.
A lejohet që me vetë të marr kafshën time shtëpiake?
Secila aviokompani i ka rregullat e veta sa i përket bartjes se kafshëve shtëpiake.
Qenin e vogel ose macen, me peshë deri ne 8kg (pesha totale e qenit/maces se bashku me kafaz) mund ta merrni me vetë në kabinë të aeroplanit, me miratim paraprak të aviokompanisë, gjatë rezervimit të biletës se aeroplanit.
Ju lutem qe ketë kërkesë ta beni në kohën e rezervimit të biletës, ketë gjë ta bëni në rubriken “Notë to agent”, gjatë hapit të pestë (5) të rezervimit, ose duke na dërguar kërkesen tuaj me ane të emailit në: info@prishtinaticket.com ndërsa ne do të t’ju informojmë në lidhje me aprovimin apo jo të kërkesës suaj.
Cilat janë kufizimet e peshës së bagazhit?
Kufizimet e peshës së bagazhit varen nga aviokompanitë.
Ne shumicen e rastëve, pesha e bagazhit është e kufizuar ne 1 cope me peshe 23 kg, ose 20 kg, varësisht nga tarifa.
Cilat jane kufizimet e peshës për bagazhin e dorës dhe a mund të marr me vetë laptop-in tim në aeroplan?
Përvec peshës së lejuar për bagazh, secili pasagjer e ka të lejuar nje (1) cope bagazh të dorës, e cila mund të vendoset në vendin e caktuar (dollapet) përmbi ulëse ose përfundi ulëses së pasagjerit, me kusht që dimenzionet e bagazhit (të dorës) nuk tëjkalojne 115 cm dhe peshen prej 8 kg.
Pasagjerit, poashtu i lejohet qe me vetë ne aeroplan të merr edhe laptop-in, ndarazi.
Të gjithe udhetaret qe udhetojne duhet të jene ne gjendje të ndezin paisjet e tyre elektronike të cilat i bartin me vetë ne aeroplan (laptopi, tëlefoni mobil, ipad, tablet etj.)
Ne qoftë se paisja elektronike nuk është e pambushur, mund të mos lejohet të merret me vetë ne aeroplan ose do t‘i nenshtrohet kontrollave të metutjeshme nga e Autoritëtëve relevantë të sigurise se aeroportit.
A është e mundur që në faqen www.prishtinaticket.com të rezervohen ulese specifike? Çka nese kam harruar të rezervoj uleset me rastin e rezervimit të biletës?
Rezervimi i uleseve specifike permes www.prishtinaticket.com nuk është e mundur gjatë procesimit të rezervimit, por është e mundur me ane të dergimit të kerkeses suaj me ane të emailit ne: info@prishtinaticket.com
Une akoma nuk e kam vendosur datën e kthimit për fluturimin tim. A është e mundur qe bileta të rezervohet pa datë kthyese?
Aviokompanitë e kane pershtatur ketë element per udhetaret ne menyre qe të lejojne cmime me të volitshme, ne të cilat mund të ndryshoni datën e kthimit, kundrejt nje pagese.
A mundem të rezervoj biletë aeroplani një - drejtimshe përmes www.prishtinaticket.com ?
Po. Rezervimi i biletës njedrejtimeshe është i mundur permes www. prishtinaticket.com
Sidoqoftë, është e rekomandueshme qe, para se të rezervohet nje biletë aeroplani e tille, të kontaktoni me Ministrine e Puneve të Jashtme të vendit të cilin vizitoni, ne menyre të kuptohet nese nje gje e tille është e lejuar nga ta, varesisht nga politikat e tyre të imigracionit.
Sygjerimi yne kishtë me qene qe të blihet biletë kthyese, pasi qe ne të shumtën e rastëve është dhe me e lira sesa ajo nje-drejtimshe.
Cilat jane kufijtë e moshës në trafikun ajror? Pse është e rendesishme të vendoset data e lindjes në rast të rezervimit të biletës së aeroplanit?
Ndonjeherë, cmimet e biletave të aeroplanit ndryshojne sipas moshës së udhetarëve.
Kufijtë e moshës janë:
0-1 vjet - foshnjë
2-11 vjet - femijë
11 - 24 vjet - i rritur (student apo të rinjë, ku në disa raste ka lirime)
prej 25 vjet - udhëtar i rritur.
Gjatë rezervimit të biletës se aeroplanit në www.prishtinaticket.com e kam zgjedhur opcionin e pageses me fature ose me kontakto për pagesë. Deri kur vlene rezervimi im?
Shumica e rezervimeve vlejnë 24 orë. Për vlefshmerine e saktë, udhëtaret tane informohen me anë të emailit nga ana e agjensionit.
Kam blere biletë aeroplani dhe në email e kam pranuar konfimimin dhe detajet e fluturimit. A është kjo bileta ime dhe çka tjetër me duhet për fluturimin tim?
Nese në email keni pranuar konfirmimin me detaje të fluturimit, kod të rezervimit dhe numer të biletës, atëhere kjo është bileta juaj dhe mund të perdoret per fluturim. Ju lutëmi qe të njejtën të e printoni, dhe se bashku me pasaportën tuaj të paraqitëni ne aeroport ne sportëlin e regjistrimit (check-in).
Pas përfundimit të rezervimit tim, për disa shkaqe, me janë ndryshuar planet e udhëtimit. A është e mundur të behet ndryshimi i datës?
Me rastin e rezervimit dhe pranimit të biletës se aeroplanit, ju jeni pajtuar me kushtët dhe tërmet të cilat vlejne për biletën tuaj. Në qoftëse bileta e blerë e lejon një ndryshim të tille (varesisht nga klasa e saj), atëhere e njejta mund të ndryshohet brenda një afati 24 orësh para fillimit të udhëtimit tuaj fillestar përmes emailit info@prishtinaticket.com
Për cdo paqartësi dhe pyetje eventuale, ju lutem na kontaktoni.
Kam blerë një biletë aeroplani, sidoqoftë, për shkak të disa rrethanave jam i detyruar të anuloj udhëtimin.A mund të me kthehet pagesa e bërë me rastin e blerjes?
Me rastin e rezervimit dhe pranimit të biletës se aeroplanit, ju jeni pajtuar me kushtët dhe termet të cilat vlejnë për biletën tuaj.
Varesisht nga kushtët, është e mundur që për disa aviokompani të kthehen mjetët ne tëresi, per disa pjesërisht (me pagesë të penalizimeve të caktuara), ndersa per disa tjera bëhet kthimi i tëresishem, përvec taksave të aeroportit.
Shmangia eventuale e rregullave të anulimit vlene vetëm per rastët mjekesore (me certifikim mjekesor), andaj ju luteni që arsyen e anulimit tuaj, të na e dergoni me ane të email-it ne: info@prishtinaticket.com në menyrë që t’i percjellim tek aviokompania sa më parë.
Kam blere nje biletë aeroplani që perbehet nga disa fluturime me disa ndalesa. Çka ndodhe nese vonohet aeroplani qysh në nisje dhe unë nuk jam në gjendje të arrije në kohë për fluturimin tim lidhës?
Nese aeroplani juaj vonohet në nisje dhe pas arritjes në aeroportin lidhës, koha minimale nuk është e mjaftueshme qe ju të arrini aeroplanin e dytë (lidhës), atëhere aviokompania do t’ju rezervoj biletën për aeroplanin e parë për destinimin tuaj dhe do t’ju siguroj fjetje në rastin kur fluturimi i parë për destinimin tuaj është të nesërmen.
I kam dy bileta të blera ndarazi për udhëtimin tim përbehet prej disa fluturimeve lidhëse deri në destinim. Çka ndodh në rastin kur fluturimi i parë vonohet dhe une nuk arrij në kohë për fluturimin e dytë?
Në qoftë se fluturimi i nisjës (i parë) vonohet, dhe pas arritjes në aeroportin lidhës nuk jeni në gjendje të arrini fluturimin tuaj lidhes i cili gjendet në biletën tuaj të dytë, atëhere, per fat të keq, aviokompania nuk mban përgjegjesi për mos-arritjen tuaj në kohë për shkak të biletave të ndara. Është përgjegjesi e juaja që të kalkuloni ndryshimet eventuale të kohës se nisjes dhe/apo anulimit të tëresishem. Fakti qe ekzistojne dy bileta të ndara do të thotë se i nënshtrohen dy kontratave të ndara dhe për atë arsye aviokompania nuk ka përgjegjesi të kujdeset për udhëtarin nese udhëtimi i rradhës gjendët në biletën tjetër.
A do të informohem nga ana e www.prishtinaticket.com për ndryshim orari eventual të fluturimit apo edhe anulimit të tij?
Në rast ndryshimi orari eventual apo edhe anulimi të fluturimit, ju do të informoheni në një afat prej më shumë se 24 orësh nga ana e agjensionit.
Në rast të ndryshimeve brenda 24 orëve para fluturimit, ju do të kontaktoheni direkt nga aviokompania. Për këtë arsye, ju lusim që me rastin e rezervimit të biletës së aeroplanit ne www.prishtinaticket.com të shënoni detaje kontaktuese të vlefshme (telefon dhe email), në menyrë që të kontaktoheni për ndryshime eventuale.
A ekziston mundësia e bartjës së biletës se aeroplanit nga një person në tjetrin?
Parimisht, bileta e aeroplanit është dokument jo i bartshëm në persona tjerë, dhe se mund të përdoret vetëm nga personi në emër të cilit është leshuar, e shoqeruar me dokument valid udhëtimi me fotografi. Disa kompani të caktuara lejojne ndryshimin e emrit me pagesë, andaj, ju lutem që kërkesat tuaja ti dergoni me email në: info@prishtinaticket.com në menyrë që të verifikojme me aviokompaninë mundësine e ndryshimit të emrit.