Rregullat për bagazhin:
Rregullat për bagazhin ndryshojnë sipas kompanis ajrore. Zbatohen rregullat e kompanis ajrore që kryen fluturimin. Duhen respektuar rregullat për bagazhin që do të merrni me vete në kabinë dhe rregullat aktuale të sigurisë.
Peshë e lejuar e bagazhit Kufiri i peshës së lejuar për bagazhin e nënshtruar në fluturimet e GP Aviation Ltd është 20 kg për çdo pasagjer mbi moshën 12 vjeç.
Rekomandojmë që të mos jepni asnjë bagazh individual me një peshë më të lartë se 32 kg, pasi bagazhet mbi 32 kg nuk pranohen.
Tejkalimi i peshës së lejuar
Transportimi i bagazhit që tejkalon kufijtë e peshës së lejuar është i detyruar për pagesë.
Lista e çmimeve GP Aviation Ltd:
- Për çdo kilogram të tejkaluar do të merrni një tarifë prej 10 € për kilogram.
- Për çdo bagazh shtesë deri në 20 kg do të merrni një tarifë prej 75 €.
- Bagazhi dorë lejohet vetëm në peshën 6 kg.
- Për shoqërimin e fëmijëve UM (pa shoqërimin e prindërve) do të kërkohet një tarifë prej 50 €.
- Për kafshët me peshë deri në 6 kg do të kërkohet një tarifë prej 50 €.
- Në fluturimet me GP Aviation, çdo pasagjer ka të drejtë të paraqesë falas një bagazh nënshtruar me një peshë deri në 20 kg. Nëse një pasagjer dëshiron të paraqesë dy çanta brenda kufirit të lejuar të bagazhit prej 20 kg, do të kërkohet një tarifë prej 30 € për çantën e dytë.
Bagazhi dorë
Për arsye të sigurisë dhe për komoditet, lejohet vetëm një bagazh dorë për person në kabinë. Bagazhi dorë mund të ketë një peshë maksimale prej 6 kg dhe dimensionet nuk duhet të kalojnë 55 cm x 40 cm x 20 cm.
Rekomandohet që të transportohen objekte të vlefshme dhe ilaçe në bagazhin dorë. Në të gjitha rastet, zbatohen udhëzimet për kufizimet e përgjegjësisë të përmendura në konfirmimin e rezervimit.
Përgjegjësia për dëmet
Përgjegjësia për dëmet e udhëtarëve, bagazheve dhe mallrave, si dhe dëmet e shkaktuara nga vonësitë, mostransportimi dhe anulimet, përcaktohet sipas rregullave të kompanisë ajrore që kryen fluturimin ose ligjësise të aplikueshme. Çdo reklamim, njoftim dëmtimi ose denoncim duhet drejtuar në formë shkrimi tek kompania ajrore që kryen fluturimin. Marrja e një raporti dëmtimi në aeroport ose te Prishtinaticket Schweiz AG nuk zëvendëson njoftimin e duhur në formë shkrimi tek kompania ajrore përgjegjëse në kohë.